Ndeshjet e Kampionatit Botëror do të vazhdojnë edhe sot, me katër ndeshje shumë interesante, shkruan albinfo.ch.
Takimi i parë është ndërmjet Francës dhe Australisë, ndeshje e Grupit C, që fillon nga ora 12:00, ku francezët janë dukshëm favorit në këtë përballje dhe ndër favoritët për të triumfuar në Kupën e Botës.
Ndeshja e dytë është ndërmjet Argjentinës dhe Islandës nga ora 15:00. Edhe në këtë takim, favorit janë argjentinasit, që me yllin e tyre Lionel Messi do të mundohen të fillojnë mirë Botërorin. Messi dëshiron një trofe me Kombëtaren e tij dhe do të japë maksimumin për të fituar këtë trofe të çmuar.
Takimet vazhdojnë nga ora 18:00 me takimin ndërmjet Perusë dhe Danimarkës, sfidë e Grupit D.
Ndeshjet përmbyllen me ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë, ku ballkanasit janë favoritë për të fituar.