Rusia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Botëror, duke mundur Arabinë Saudite me rezultat 5:0, shkruan albinfo.ch.
Goli i parë në këtë ndeshje dhe në i pari në këtë kampionat u shënuar nga Yuri Gazinskiy, pas vetëm 12 minutash lojë.
Rusia shënoi edhe golin e dytë në pjesë e parë me anë të Denis Cherysev në minutën e 43-të.
Golin e tretë e realizoi Dzyuba në minutën e 71-të, vetëm pas një minute pas kishte hyrë në lojë. Golin e katërt e shënoi Cherysev në minutën e 91-të, kurse atë të fundit Golovin nga minuta e 95-të nga gjuajtja e lirë.
Kështu Rusia fitoi tri pikët e para në Grupin A, derisa ndeshja tjetër e këtij grupi do të zhvillohet nesër ndërmjet Egjiptit dhe Uruguait.
https://www.dailymotion.com/video/x6lw6cw
https://www.dailymotion.com/video/x6lw53d
https://www.dailymotion.com/video/x6lw642
https://www.dailymotion.com/video/x6lvy1e
https://www.dailymotion.com/video/x6lw26s