Maqedonia
Si e komentuan mediat gjermanofone zgjidhjen e kontestit të emrit?
Thuajse të gjitha prestigjiozet e gjuhës gjermane i kanë informuar lexuesit e saj për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit.
“Maqedonia, një shtet që riemërohet,” shkruan austriakja Die Presse. “Njëherë Kushtetuta, më pas dokumentat, logotë dhe regjistrimet e veturave – emri i ri do jetë Republika e Maqedonisë Veriore – që jo çdo kush në vend e ka parapëlqyer.”
“25 vjet janë konfrontuar Greqia dhe Maqedonia rreth emirt. Megjithatë së fundi kanë gjetur kompromisin. Në atë ardhmen Maqedonia do quhet Republika e Maqedonisë Veriore, që të dallohet nga provinca me të njëjtin emër në Greqi. Hyrja në BE dhe NATO duket e afërt,” shkruan media tjetër gjermane MDR.
“Kur katër shkronja i japin fund kontestit 27 vjeçar – nga Maqedonia bëhet Maqedonia Veriore (Nord),” shkruan prestigjiozja zvicerane NZZ.
Megjithatë shumë media gjermanofone kompromisin e djeshëm e shohin vetëm si fillim, pasi edhe shumë çështje duhet të votohen edhe nga opozitat e të dyja vendeve, të cilat e kanë kundërshtuar marrëveshjen.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












