Futboll
Arianit Shaqiri tregon prapaskenat e Xherdanit, ja pse tre vëllezërit nuk kanë tatu
Arianit Shaqiri (30) ka folur për të arriturat e vëllait të tij Xherdanit, në një intervistë për "Blick".
Arianit Shaqiri (30), i cili nga të gjithë thirret vetëm Ari, tregon për jetën e të vëllait të tij përpara karrierës së madhe. Kolegët e tij në U18 quheshin Yann Sommer (dikur për FC Bassel, tani për Gladbach), Ivan Rakitic (Barça), Timm Klose (Norëich City) dhe Simone Grippo (Real Saragossa). Shaqiri akoma nuk ka arritur kulmin e karrierës së tij.
“Teknikisht nuk kam qenë aq i mirë sa Xherdani dhe Erdini (vëllai i mesëm), andaj unë isha më i shpejti. Si vëlla më i madh unë e merrja çdoherë Xherdanin në lojërat e futbollit. Ai ishte më i vogël, megjithatë mësonte sesi të arrinte zhvillimin. Ai asnjëherë nuk zmbrapsej ose frikësohej përpara lojtarëve të fuqishëm ose emrave të mëdhenj. Shpejt u vërejt, që Xherdani është diçka i pazakontë. Dhe ai që i vogël kishte këtë forcë potente.”
Shaqiri luante futboll kudo në korridor, në kopsht dhe në shtëpi.
“Si fëmijë ai ishte i pallogaritshëm dhe i egër. Megjithatë tepër modest. Ne të tre kishim një baba autoritativ dhe të tre vëllezërve na edukoi mirë. Xherdani ishte gjithmonë tepër kërkues dhe shumë ambicioz për ti arritur qëllimet,” vijon më tej 30 vjeçari, përcjell albinfo.ch.
Vëllezërit e Shaqirit u shmangen tatuazhave
Në 2009 Ari ka përfunduar shkollën e auto-mekanikut dhe po atë vit ndoqi debutimin e Shaqirit për FC Basel. Më vonë do festonte tre tituj kampionë me Baselit dhe dy fitore të kupave. Në 2012 ai u transferua në Bajern. Me atë udhëtoi edhe vëllai Ari. “Ne jetuam katër vjetë sëbashku, 3.5 vjet në Mynih dhe gjysmë viti në Milan.”
Në Mynih ata kishin fqinj francezin Franck Ribéry. «Shaq dhe Ribéry do udhëtonin gjithmonë sëbashku.»
Shaq me Bajernin triumfoi tre tituj të ligave, një të kupës dhe titullin e Ligës së Kampionëve.
Interesante se të tre vëllezërit nuk kanë tatuazhë.
“Ne të tre nuk kemi tatuzahë. Ne jemi kështu, siç na ka krijuar Zoti. Dhe kështu do mbetet.”
Ari angazhohet me firmën Priosoccer, një akademi futbolli për të rinjtë, duke organizuar kampe. Ai shpreson që Shaqiri nuk duhet të jetë pjesë e evenimentit të tij në 9 korrik. Dy ditë më pas është gjysëmfinalja dhe ëndërron që Shaqiri dhe Zvicra do shkojnë deri në finale.
“Nuk është e ndaluar të ëndërrojmë,” thotë në fund Ari.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












