Kosova
Gjykatësit e Kushtetueses ia rritën pagën edhe vetes
Vendimi i nxjerrë sot nga gjykatësit e Kushtetueses për pagat e rritura të qeveritarëve u ka krijuar favore edhe këtyre të fundit përfshirë rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses, raporton KALLXO.com, transmeton albinfo.ch.
Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Neni 15, përcakton se “paga e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 1.3 herë më e lartë sa ajo e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës”. Ndërkaq, sipas ligjit kryetari i Gjykatës Supreme merr pagë sa të kryeministrit ndërsa gjykatësit e Supremes marrin 90% të pagës së kryetarit.
Paga momentale e gjykatësit kushtetues pa shtesa dhe mëditje është rreth 1,653 euro ndërsa me rritjen e cila vjen pas vendimit të fundit paga do arrijë rreth 3,400 euro, raporton KALLXO.com, trnsmeton albinfo.ch.
Gjykatësit kushtetues e morën këtë vendim pas kërkesës së 30 deputetëve të kuvendit të cilët kërkuan interpretim nëse vendimi i qeverisë për rritje pagash ishte në përputhje me kushteten.
Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë: Arta Rama- Hajrizi (kryetare) dhe anëtarët Ivan Cukaloviq, Altay Suroy, Almiro Rodrigues, Snezhana Botusharova- Doicheva, Bekim Sejdiu, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi dhe Gresa Caka- Nimani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











