Kosova
Vihet gurtheneli i pikës së përbashkët kufirare mes Kosovës dhe Maqedonisë
Është vënë gurthemeli i pikës së përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, shkruan albinfo.ch.
Në vënien e gurthemelit kanë marrë pjesë, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmanikanë, ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Maqedonisë, Bejtush Gashi dhe Oliver Spasovski, si dhe shefat e misioneve të BE-së, në Kosovë dhe Maqedoni, Nataliya Apostolova dhe Samuel Zhbogar.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se duhet pranuar që kufijtë asnjëherë nuk kanë qenë më temë se sa sot, më të debatueshëm e të diskutueshëm jo vetëm në Ballkan por edhe kudo në Evropë e më gjerë, shkruan albinfo.ch.
“Po mundësojmë komunikim e shkëmbim më të madh mes njerëzve e mallrave, mes qytetarëve e shoqërive tona, mbi të gjitha për banorët e zonave, për shqiptarët e të dyja anëve të cilët historikisht kanë lidhje miqësie e gjaku me njëri-tjetrin. Atyre u janë dashur 160 kilometra rrugë për të vizituar të afërmit dhe miqtë e tyre që nuk i kanë më shumë se 30 kilometra larg përmes kësaj pike të re. Prandaj në muajt në vazhdim, kjo zonë e madhe do të merr kuptim dhe dimension të ri, mbi të gjitha mes njerëzve, mes komunave të Gjilanit, Likovës e Kumanovës, e më gjerë”, ka thënë Hoxha, shkruan albinfo.ch.
Hoxhaj, ka falënderuar qeverinë e Maqedonisë, kryeministrin Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin për gjithë angazhimin që kjo çështje e stërzgjatur të përmbyllet me sukses.
Kjo pikë kufitare do të kushtoj 1 milion e 200 mijë euro dhe do të financohet nga BE.
Po ashtu zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se me këtë pikë po synohet rritja e ndërveprimit edhe për shtetet tjera pos dy vendeve tona si me Greqinë, Bullgarinë e Turqinë. Duke kaluar në këtë pikë, rruga për këto vende do të shkurtohet edhe më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













