Shqipëria
Rënie rekord e euros
Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti
Euro nuk di të ndalet në Shqipëri. Euro ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët duke zbritur poshtë 125 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 124.88 lekëve, me një rënie me 0.54 pikë nga fundi i javës së shkuar.
Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë.
Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak veten, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












