Shqipëria
Destinacionet e reja turistike në Shqipëri
Ndërkaq, është parë me përparësi edhe krijimi i rrjetit të festave lokale, ku sipas Klosit, këto të fundit shërbejnë edhe si mundësi për të tregtuar produktet lokale
Derisa mediat e huaja çdo ditë e më shumë po referojnë Shqipërinë si një vend me potencial turistik të lartë, ministri i Turizmit të Shqipërisë, Bledi Klosi ka zbuluar disa nga destinacionet më të spikatura të këtij sezoni, çka sipas tij do të tërheqë me mijëra turistë.
Klosi deklaroi se falë një plani të mirëmenduar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ekziston mundësia për ngritjen e resorteve turistike, shkruan ‘ATSH’.
Sipas tij, veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojës, Shëngjinit, që janë të paprekura e që me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha, përcjell albinfo.ch.
“E kemi ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole. Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare. Poli i dytë është Jugu, ku politika jonë e turizmit në Rivierë duhet të kombinohet me politikat tona të agroturizmit. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese. Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë Alpet. Poli i katërt, Tirana si kryeqytet”, është shprehur Klosi.
Ndërkaq, është parë me përparësi edhe krijimi i rrjetit të festave lokale, ku sipas Klosit, këto të fundit shërbejnë edhe si mundësi për të tregtuar produktet lokale. Ai bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë është ngritur edhe një festival kulinarie nga veriu në jug.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











