Futboll
Asgjë s’po funksionon te Shqipëria
Mërgim Mavraj flet për krizën e fundit me kuqezinjtë
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ndaj Ukrainës, duke treguar se në skuadrën nuk është duke funksionuar asgjë.
“Është shumë vështirë me gjet një gjë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë”, deklaroi Mavraj.
Megjithatë, ai beson se do të këndellen. “Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë ti përgjigjemi kësaj situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku”, shtoi tutje Panucci.
Ai flet edhe për gabimet. “Nuk është vetëm mbrojtja që ka gabuar ndaj Ukrainës. Mesfusha e kundërshtarit ka pasur kohë dhe e ka bërë lojën si ka dashur dhe ka ardhur me shpejtësi tek ne. Janë shumë gjëra nuk është vetëm një argument”, u shpreh Mavraj.
Shqipëria pësoi 4:1 nga Ukraina, derisa një javë më herët ishte mundur edhe nga Kosova 3:0.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













