Shkurt.ch

Zjarr i madh në Bernë, 30 familje shpëtojnë pa pasoja

Autoritetet përkatëse të kryeqytetit zviceran janë mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura dhe kanë hapur një qendër emergjence, ku janë përkujdesur 55 persona

Mbrëmjen e së shtunës. në rrugën “Looslistrasse”, në Bernë, në një godinë banimi ka shpërthyer një zjarr i madh, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Me këtë rast, janë prekur rreth 30 banesa, por për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe askush nuk është shpallur i zhdukur.
Zjarri është shkaktuar rreth orës 20.00, në një banesë nën kulm, që më pastaj të shpërndahet në të gjithë kulmin e ndërtesës. Ekipet e shpëtimit, banorët i kanë dërguar në vend të sigurt dhe për rreth dy prë e kanë vënë nën kontroll zjarrin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet përkatëse të kryeqytetit zviceran janë mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura dhe kanë hapur një qendër emergjence, ku janë përkujdesur 55 persona.
Ekipi i zjarrfikësve dhe Policia Kantonale e Bernës i kanë filluar hetimet për shkakun e shpërthimit të zjarrit. Dëmet materiale janë të mëdha, por ende nuk mund të konstatohet saktësisht se sa është shuma.