Sport
Legjenda shqiptare e thaiboksit pensionohet më 9 qershor
Ai karrierën do ta përfundojë me meçin ndaj kundërshtarit nga Serbia, Danijel Arandjeloviq
Sporti i thaiboksit më 9 qershor do të zbehet për një moment sepse nga ringu aktiv po largohet një legjendë e gjallë i cili i ka dhënë shumë këtij arti luftarak. Ky është Mustaf Kicaj, i cili do mbetet një sportist, i cili nuk ka ditur asnjëherë të dorëzohet, ka punuar aq shumë, sa disa ekspertë të këtij sporti janë befasuar me energjinë dhe motivin që ka, kurse në ring do mbetet si një luftëtar i vërtet që ka shkatërruar kundërshtarët e tij kudo që është paraqitur.
E veçanta e tij ka qenë stili shumë tërheqës për publikun, sepse ka qenë atraktiv në çdo pjesë të përballjes. Ai asnjëherë nuk ka zgjedhur kundërshtarët, është ndeshur me shumë luftëtarë atraktiv dhe në vende shumë të rrezikshme, përcjell albinfo.ch.
Ai karrierën do ta përfundojë me meçin ndaj kundërshtarit nga Serbia, Danijel Arandjeloviq.
Mustaf Kicaj është i lindur në fshatin Greikoc, Komuna e Suharekës, por nga mosha tetë vjeçare jeton dhe vepron në Zvicër.
Dëshira e madhe për sportet marciale ishte e madhe tek ai qysh në fëmijëri andaj me sportin e Thaiboksit filloi të merret qysh nga mosha 14 vjeçare. Talenti i tij dhe puna maksimale që zhvillonte u vërejt qysh në fillim andaj edhe nuk dinte për humbje, si në Zvicër ashtu edhe jashtë saj. Gjatë karrierës ai ka hasur në shumë probleme të përkrahjes, andaj duke e përjetuar vetë këtë ndjenjë sot ai mundohet maksimalisht t’i ndihmojë sportistët.
Kicaj gjatë karrierës ka marr pjesë në shumë evenimente botërore, ndër to ka arritur që të shpallet katër herë kampion i botës, ndërkohë nga viti 2009 ka hapur edhe shkollën e tij në Wintethur – Musti Gym, ku stërvit të gjitha kategoritë. Që nga viti 2013 ai ka filluar të organizojë mbrëmje humanitare-sportive me qellim të mbledhjes së fondeve kundër sëmundjes së kancerit, si dhe për personave me nevoja të veçanta, por edhe të varfërve.
Në përgjithësi fondet e mbledhura janë të dedikuara për persona të sëmurë me kancer. E fundit ishte në Ferizaj në muajin dhjetor dhe e njëjta kaloi pa asnjë incident dhe mjetet e fituara u dedikuan për fëmijë me nevoja.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













