Shkurt.ch
63% të zviceranëve, pro dhurimit të organeve, edhe pa pëlqimin paraprak
Aktualisht, dhuruesit potencialë të organeve për transplantim në Zvicër duhet të kenë një librezë, si dhurues organesh
Një sondazh i realizuar nga Comparis në Zvicrën gjermane dhe në atë frankofone, ka konstatuar se 63% të zviceranëve e mbështesin dhurimin e organeve edhe pa pasur librezën përkatëse, shkruan srf.ch. Kështu, ata janë shprehur në favor të ndryshimit te kushtetutës së vendit, sipas të cilës sot, marrja e organit duhet të refuzohet në mënyrë eksplicite, në rast se ai të cilit i merret organi, nuk e ka ofruar atë shprehimisht në të gjallë të tij.
Prandaj, me ndryshimin përkatës, mjekët, në rastet normale do të mund t`ua merrnin organet të vdekurve pa pasur nevojë për sqarime të mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Ndërsa aktualisht, dhuruesit potencialë të organeve për transplantim në Zvicër duhet të kenë një librezë, si dhurues organesh. Ose, ata duhet që në të gjallë të tyre t`ua shprehin familjarëve miratimin për marrje të organeve në rast të vdekjes.
Për sondazhin në fjalë janë anketuar 1002 persona.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











