Shqipëria
Euro vazhdon të bie
Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak veten, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi
Euro ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës, duke arritur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 125.92 lekë, duke rënë ndjeshëm me 0.36 në krahasim me ditën e mëparshme.
Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë. Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti, shkruan ‘monitor’.
Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2018, euro ka rënë me 7.51 lekë, ose 5.6%. Nga 102 ditë tregtimi zyrtar në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë në 72 prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore mbetet oferta e lartë për valutë që vjen nga kanalet formale (remitancat, investimet, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, turistët) ato informale (paratë ilegale që futen kryesisht në punë përmes ndërtimit) si dhe ndikim të dukshëm në luhatjet e forta kanë pasur transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave.
Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak veten, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












