Sport
Qetësohen tifozët, Xhaka do të jetë në Botëror
Xhaka u lëndua gjatë një dueli me mesfushorin shqiptar Valon Behrami, gjatë stërvitjes së sotme
Granit Xhaka ka lënduar sot gjurin e majtë gjatë stërvitjeve. Ekipi i SFV-së në fillim ishte i shqetësuar, megjithatë, ka sqaruar se tifozët mund të marrin frymë lirshëm, pasi ai do të jetë në Botëror me Zvicrën.
Ekzaminimet kanë treguar se ai nuk është lënduar rëndë, dhe kështu pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror, përcjell albinfo.ch.
Ai do të pushojë vetëm disa ditë, dhe nuk do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Spanjës, por do të luajë në Kampionatin Botëror (14 qershor deri më 15 korrik).
Xhaka u lëndua gjatë një dueli me mesfushorin shqiptar Valon Behrami, gjatë stërvitjes së sotme. Stërvitja është zhvilluar në kushte të rënda për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Ai u detyrua të largohej nga fusha, i ndihmuar nga mjekët e ekipit.
Shqetësimet janë larguar. Xhaka në karrierën e tij nuk ka pasur lëndime, duke munguar vetëm disa ditë.
Më së rëndi ishte lënduar në vjeshtë të vitit 2014, kur mungoi tre javë për shkak të ligamentit të shqyer në kyçin e këmbës.
https://twitter.com/GrimandiTweets/status/1002253895299665925
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











