Shkurt.ch
Dënohet zvicerani që në Facebook apeloi për t`i sulmuar myslimanët
Gjykata Kantonale ka këmbëngulur se termi është urrejtës duke e përkufizuar në wiktionnaire dhe e ka ftuar Gjykatën e lartë që ta korrigjojë vendimin, gjë që është realizuar të mërkurën
Gjykata Federalee Zvicrës e ka konfirmuar vendimin e dënimit të një qytetari të Kantonit Vaud, i cili kishte kërcënuar se do t`i sulmonte myslimanët pas masakrës ndaj redaksisë së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”.
Ankesa e tij e dytë është refuzuar nga Gjykata Federale. Më 7 janar të vitit 2015, në profilin e tij në Facebook, ai kishte shkruar publikisht: “Do të organizoj një natë të kristaltë. Kush do të më shoqërojë t`i djegim muzz (një fjalë urrejtjeje për terroristët islamikë)”. Tri orë më vonë, ai kishte shtuar: “Së shpejti do të më vijë edhe P226 me kalibër prej 12 mm”. Me këtë rast, ai ka aluduar në pistoletë.
Në muajin maj të vitti 2016, Gjykata Kantonale e Vaudit ia ka konfirmuar dënimin prej 25njësive ditore me nga 30 franga dhe një gjobë prej 150 frangash. Ky vendim ishte ndërprerë në shtator të vitit të kaluar nga Gjykata Federale, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se instanca më e ulët nuk mund të bazohej në domethënine e fjalës “muzz” vetëm nga fjalori i Wiktionnaire, për të konstatuar se kjo fjalë përfshin gjithë komunitetin mysliman. Gjykata ka pohuar se kjo fjalë nuk është me asnjë karakter zyrtar dhe definimi i saj mund të modifikohet lirshëm.
Mirëpo Gjykata Kantonale ka këmbëngulur se termi është urrejtës duke e përkufizuar në wiktionnaire dhe e ka ftuar Gjykatën e lartë që ta korrigjojë vendimin, gjë që është realizuar të mërkurën në një vendim të publikuar nga ajo.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









