CH-Ballkani
Austria në ofansivë diplomatike kundrejt shqiptarëve
Kurz, këtë ofansivë diplomatike lidhur me çështjen e refugjatëve e filloi të martën, kur takoi në Vjenë, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa të mërkurën do të takojë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kancelari austriak Sebastian Kurz po bëhet gjithmonë e më tepër aktiv në Ballkan. E gjithë kjo ndodh për të “mbyllur korridorin ballkanik” të refugjatëve, e cila po zhvendoset nga Greqi-Maqedoni-Serbi në Greqi-Shqipëri-Mali i Zi-Bosnjë. Por ka edhe një korridor tjetër përmes Kosovës drejt Serbisë ose Mali të Zi në Bosnjë.
Për këtë ai filloi ofansivë diplomatike të martën, ku takoi në Vjenë, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa të mërkurën do të takojë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan oes4.at.
Që nga fillimi i vitit nga Turqia në Greqi kanë kaluar kufirin rreth 19 mijë refugjatë, duke alarmuar shumë vende të Perëndimit. Vetëm në Bosnjë presin 4000 refugjatë për të vijuar rrugën drejt BE-së. Në 12 qershor kjo temë më pas do diskutohet mes Kurz dhe kancelares gjermane Angela Merkel (CDU) dhe ministrin e brendshëm konservativ Horst Seehofer (CSU), i cili si kancelari austriak është më i ashpër kundrejt strehimit të refugjatëve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










