Shqipëria
Basha: S’do të lejoj kurrë instalimin e autokracisë në vend
Lulzim Basha tha se kjo protestë nuk bëhet për të ardhur në pushtet, por opozita sipas tij nuk do të lejojë kurrë instalimin e autokracisë në vend
Edhe pse ishte thënë se protesta e opozitës në Tiranë do të jetë paqësore ashtu nuk ndodhi. Pas përfundimit të fjalës së kreut të Opozitës, Lulzim Basha, disa qytetarë kanë hedhur tymues në drejtim të policisë para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë e po ashtu gjuajtën edhe me vezë, ndërsa përplasje mes policisë dhe protestuesve pati edhe tek ndërtesa e Ministrisë së Brendshme e cila vazhdoi për një kohë më të gjatë.
Disa protestues janë lënduar gjatë përleshjeve. Është dashur që aty të shkojë kreu i PD-së për ti tërhequr protestuesit nga aty. Basha në fjalimin e tij theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës dhe shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Ai bëri thirrje për bashkim popullor dhe ngritje kundër kësaj të keqeje që ka kapluar vendin, për të cilën sipas tij ka vetëm një rrugë “largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar”.
Lulzim Basha tha se kjo protestë nuk bëhet për të ardhur në pushtet, por opozita sipas tij nuk do të lejojë kurrë instalimin e autokracisë në vend. “Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi evropianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës”, deklaroi Basha. Ai tha se aksioni popullor do të vazhdojë nga çlirimi i qeverisë siç e quajti ai autokrate.
Pavarësisht se nuk foli në podium, në një prononcim për median, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj skandali Xhafaj është vetëm një pikë “në oqeanin e zullumit të Edi Ramës”.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













