Maqedonia
Patentë shoferi i Maqedonisë ende nuk njihet në Gjermani
Që të mos përballen me gjoba dhe pengesa në kryerjen e punëve të tyre, Alimi tregoi se shumë qytetarë të Maqedonisë marrin patentën e shoferit të shtetit gjerman dhe kanë hequr dorë nga pritja për njohje reciproke të lejeve
Gjermania vazhdon të mos i njohë lejet e vozitjes së qytetarëve të Maqedonisë. Nga kjo më shumë e pësojnë ata që jetojnë dhe punojnë në federatën gjermane.
Në mesin e tyre është edhe një i ri nga Shkupi që jeton në Shtutgart. Ai tha se patentën e shoferit që e ka marrë në Maqedoni ka qenë e vlefshme vetëm në 6 muajt e parë të qëndrimit të tij në Gjermani.
“Tani unë kam probleme në punë për shkak të vozitjes, sepse tani nuk kam të drejtë të vozis dhe tani jam dy nivele më poshtë, në krahasim me sa kam qenë në fillim kur kam filluar të punoj”, tha Miftar Alimi.
Që të mos përballen me gjoba dhe pengesa në kryerjen e punëve të tyre, Alimi tregoi se shumë qytetarë të Maqedonisë marrin patentën e shoferit të shtetit gjerman dhe kanë hequr dorë nga pritja për njohje reciproke të lejeve, përcjell albinfo.ch.
Peticioni që u hap për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi, përfundoi më 6 prill. U mblodhën 42 mijë nënshkrime. Nismëtarët e këtij peticioni tani kërkojnë takim me përfaqësues të MPB-së për të kërkuar përgjigje se ku ka ngecur problemi.
Për disa muaj me radhë, që kur “TV21 interesohet për këtë çështje, përgjigja e vetme që merr nga Ministria e Punëve të Brendshme është se procesi është në fazë finale.
Burime anonime i thanë “TV21” se janë zgjidhur të gjitha çështjet për njohje reciproke të patentës së shoferit. Tani vetëm pritet caktimi i një date për nënshkrimin e marrëveshjes nga përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Gjermanisë. Sipas këtij burimi me shumë gjasa nënshkrimi do të ndodhë në fillim të qershorit.
Problemi me njohjen e patentave të shoferit të Maqedonisë në Gjermani zgjat mbi 10 vite. Deri më tani, arsyeja që MPB ka dhënë për mosnjohjen janë çështje teknike që lidhen me kontrollin mjekësor të shoferëve, gjë që kanë penguar njohjen e dyanshme të patentave të shoferit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











