Maqedonia
Nga java e ardhshme qeveria e Maqedonisë do të ketë përbërje të re me BESËN dhe PDSH
Kuvendi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranoi propozimin për ministrat e rinj të Qeverisë. Pritet që seanca për reformimin e Qeverisë të mbahet më 1 qershor, kur është edhe përvjetori i zgjedhjes së qeverisë aktuale të Maqedonisë, e udhëhequr nga Zoran Zaev.
Ministrja e deritanishme e arsimit, Renata Deskoska është propozuar për ministre të drejtësisë, kurse ministër i arsimit do ngelet Arbër Ademi, nga radhën e BDI-së, i cili deri më tani ishte zëvendës ministër në këtë dikaster. Për ministër të kulturës është propozuar Asaf Ademi nga radhët e Besës, ndërsa si ministër pa portofol është propozuar Bardhyl Dauti nga PDSH, shkruan MIA.
Propozimi i qeverisë pasditen e sotme pritet të publikohet në ueb faqen e Kuvendit.
Gjatë ditës së djeshme dolën informacione se kush do të jenë zëvendësministra në disa dikastere. Në vend të Arbër Ademit, në arsim zëvendës ministër do të propozohet deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, ndërsa si zëvendës ministër në Ministrinë e punëve të jashtme përmendet emri i ish kryetarit të komunës Qendër, Andrek Zhernovski. I lirë është edhe vendi i zëvendësministrit të shëndetësisë.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi për media se propozimet janë dorëzuar, por nuk precizoi se kur do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












