Shqipëria
Euro në nivelin më të dobët në 10 vitet e fundit
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 126.89 lekë, me rënie prej 0.15 lekësh në krahasim me një ditë më parë
Euro ka vazhduar tendencën rënëse, duke arritur sërish në nivelin më të ulët në dhjetë vite, që nga shkurti i vitit 2009.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 126.89 lekë, me rënie prej 0.15 lekësh në krahasim me një ditë më parë, ndonëse në bursa monedha e përbashkët u forcua.
Të martën ka rënë edhe dollari dhe pjesa më e madhe e monedhave të shportës, një tregues ky se leku është i fortë. Një dollar u këmbye me 107.38 lekë, me një rënie të fortë prej 0.77 lekësh në krahasim me një ditë më parë dhe duke iu larguar nivelit më të ulët që nga janari i këtij viti, që u arrit dje, shkruan ‘monitor’.
Në bursat ndërkombëtare, euro e ka marrë veten pas pesë javësh radhazi me rënie, duke u këmbyer me 1.18 dollarë, teksa tregjet po presin të shohin nëse ngadalësimi i tremujorit të parë të eurozonës është shtrirë dhe në muajt në vijim, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj. Së fundmi është shtuar dhe fluksi i turistëve, një faktor që ka rritur ofertën në valutë.
Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro ka rënë me 6.5 lekë, ose me 5.1%. Kjo rënie e fortë ka shqetësuar eksportuesit, të cilat kanë dalë vazhdimisht deklarata për të raportuar humbjet që po pësojnë dhe kërkojnë që të gjenden shkaqet e forcimit të monedhës, që sipas tyre është i pazakontë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










