Bota
Burgim të përjetshëm për vrasësin e dyfishtë
Në vitin 1989, i pandehuri dhe viktima ishin martuar në vendlindjen e tyre në Kosovë. Një vit më vonë, si refugjatë të luftës, ata vendosen në Gjermani

Ai kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe dhëndrin në Nürtingen. Për këtë vrasje të dyfishtë, duhet të vuajë dënim të përjetshëm.
Gjykatësi gjerman Jörg Geiger, nga Gjykata e Shtutgartit, dramën e ka përfshirë në dy fjalë: “I pandehuri ka kryer një krim të tmerrshëm, të cilin përpos tij, askush nuk ka mundur ta paramendojë”. Si rezultat i kësaj, dy familje kanë rënë në humnerë.
Gjykatësi Geiger ka folur mbi 53-vjeçarin e pandehur në bankën e të akuzuarve, i cili në muajin korrik të vitit të kaluar, në lagjen Reudern të Nürtingenit u shndërrua në vrasës të dyfishtë. Gjykata gjermane e dënoi të pandehurin me burgim të përjetshëm. Veprën e tij e vlerësoi si shumë të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Me këtë vendim, Gjykata e përkrahu propozimin e prokurores, ndërsa përpjekjet e avokatit mbrojtës për të mbjellë dyshime rreth akuzës për vrasje, dështuan. Ngjarja kishte ndodhur më 17 korrik kur e bija e tij njëzetekatërvjeçare dhe partneri i saj 40-vjeçar, kanë qenë duke kaluar një mbrëmje të këndshme familjare. Në vizitë kanë qenë nëna, tri motrat dhe mbesa e saj. Papritmas, atyre iu bashkohen edhe babai dhe vëllai i saj. Fillimisht gjithçka shkonte si është më së miri, por më vonë, babai, e sidomos i vëllai e kanë nxitur zënkën. Si duket, familja e madhe që përbëhet prej çiftit kosovar me pesë fëmijë, është ndarë në dy fraksione. Disa nga motrat dhe vëllezërit i kundërshtuan babanë dhe të birin.
Pasi ia kishte shkulur flokët bashkëshortes duke e ofenduar me fjalë të ndyta, babai ishte larguar, i përcjellur nga i biri. Vetura është nisur shkurtimisht, por menjëherë ndalet. Babai zbret dhe qëllon të dashurin e vajzës. Nëna ka filluar të ikë nga vendngjarja, ndërsa i dashuri është rrëzuar përtoke. Pas kësaj, edhe nëna është rrëzuar përtoke.
Gjykatësi Geiger ka konstatuar: “Po që se bashkëshortja e tij nuk ka dashur të jetojë me te, ajo nuk duhet të jetojë më”, përcjell fjalët e gjykatësit “Stuttgarter Nachrichten”, njofton Albinfo.ch.
Në vitin 1989, i pandehuri dhe viktima ishin martuar në vendlindjen e tyre në Kosovë. Një vit më vonë, si refugjatë të luftës, ata vendosen në Gjermani. Ai filloi punën si bravandreqës, ndërsa iu lindën pesë fëmijë, që më pas të blejnë një banesë në Köngen. Martesa duket se filloi të zbehej kur gruaja filloi të punojë në një hotel në Wernau, por i pandehuri e ka mohuar këtë.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri