Shkurt.ch
OECD: Të rinjtë zviceranë, të arsimuar më mirë se prindërit e tyre
Të rinjtë zviceranë mes 25 dhe 34 vjeç kanë qasje të mirë në arsim, sipas një studimi të kryer nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). 31% prej tyre kanë marrë një edukatë dhe arsimim më të mirë se prindërit e tyre.
Në një nivel më të gjerë, rreth 34% e zviceranëve në mes të moshës 25 dhe 64 vjeç kanë kryer studime në nivelin terciar (universitetet dhe shkollat e larta), shpjegon raporti i lëshuar të martën. 51% kanë përfunduar studimet e tyre pas ciklit të dytë sekondar ose postsekondar joterciar dhe 14% kanë një nivel të ulët të arsimimit në ciklin e dytë të arsimit të mesëm.
Kjo shpërndarje ndryshon në mesin anëtarëve të OECD-së ose në shumicën e vendeve perëndimore. Mesatarisht, 30% e popullsisë së këtyre shteteve kanë një kualifikim ekuivalent në nivelin terciar dhe 44% janë integruar në botën e punës në fund të ciklit të dytë të mesëm dhe pas të mesëm joterciar. Së fundi, rreth 26% kanë përfunduar shkollimin e tyre me një nivel më poshtë se cikli i dytë sekondar.
Më shumë gjasa për të gjetur punë
Raporti thotë se “vendet nxjerrin përfitime ekonomike dhe sociale në mënyrë afatgjate me këtë rritje të investimit në arsim”. Për çdo njeri për të cilin paguajmë studimet, vendi merr në formë të kthimit të taksave afërsisht katër herë shumën e investuar fillimisht. Për gratë, megjithatë, kjo përqindje bie në 2.5 herë.
Të rinjtë zviceranë përmbajnë kështu shanset e tyre në qasje në tregun e punës.
13.800 franga për çdo student
Vendet anëtare të OECD-së shpenzojnë çdo vit mesatarisht 9252 dollarë (rreth 8.700 franga) për çdo nxënës, që nga niveli primar gjerë tek arsimi i lartë. Kjo shumë ngrihet deri në 14.716 dollarë (rreth 13.800 franga) në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













