Kosova
Të kthyerit nga diaspora tregojnë për përvojat e tyre në Kosovë
Kjo tryezë ishte mjaft e suksesshme, me të ftuar që kanë treguar përvojat e tyre, se si kanë investuar në Kosovë, dhe pse kanë zgjedhur të kthehen përsëri në vendlindje
Platforma Albinfo.ch, të shtunën ka organizuar një tryezë të suksesshme në Prishtinë me temën “Investimi në Atdhe”, në kuadër të projektit “Storie suksesi”.
Kjo tryezë ishte mjaft e suksesshme, me të ftuar që kanë treguar përvojat e tyre, se si kanë investuar në Kosovë, dhe pse kanë zgjedhur të kthehen përsëri në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Eveniment i realizuar ishte suaza të bashkëpunimit të konferencës katërditore Diaspora Flet nga Germin.
Panelistët në këtë tryezë ishin Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë Gjirafa Inc., Jehona Gjurgjeala, themeluese e shoqatës Toka, Drenusha Shala, bashkëthemeluese e kompanisë Baruti, Edmond Hajrizi, kryetar dhe themelues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Moderimi është bërë nga Bashkim Iseni & Vjosa Gërvalla, drejtues të platformës albinfo.ch.
Fillimisht Iseni ka treguar për platformën e Albinfo.ch, që është një zë i diasporës shqiptare, me lajme, storie të sukseseve të tyre, dhe gjithçka rreth diasporës shqiptare, derisa më pas përmes një video janë prezantuar disa nga biznesmenët që janë kthyer në Kosovë dhe kanë investuar.
Gjatë tryezës është diskutuar për sfidat që ballafaqohen diaspora shqiptare kur vendos të investojë, por mesazhi i tyre ishte i qartë se, nuk janë pishman që janë kthyer, dhe u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve të investojnë.
Ata kanë treguar për përvojat e tyre, që janë të suksesshme, dhe kur ke vullnet asgjë nuk është e paarritshme.
Më pas kishte edhe diskutime dhe pyetje, lidhur me panelistët për planet e tyre në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











