Shefi i policisë së Kantonit të Valisit, Christian Varone, nuk do të paraqitet para Gjykatës kompetente turke për t`u marrë në pyetje lidhur me deliktin e kryer në muajin korrik në Turqi. Siç bën të ditur avokati i tij Philippe Loretan për mediet zvicerane, klienti i tij do të injorojë marrjen në pyetje që gjykata turke e ka caktuar për 25 shtator. Avokati thotë se Varone nuk ka pasur ftesë zyrtare për tu paraqitur. Në rast të një gjykimi, Varone mund të dënohet me burg deri në 5 vjet.Christian Varone qe kapur më 27 nkorrik në aeroportin e Antalia-s me një gur me vlera arkeologjike, që e kishte fshehur në valixhe. Ai ishte liruar nga arresti me detyrimin për t`u paraqitur në gjykimin që do të pasonte. Lidhur me gurin problematik, Varone ishte shprehur se nuk e kishte ditur se ai kishte vlera arkeologjike dhe i takonte gërmadhave të qytetit antik në afërsi të Antalias. “Unë kisha menduar se një gur me vlera arkeologjike duhej të ishte në muze dhe jo në skaj të rrugës”, kishte thënë ai.
Varone nuk i përgjigjet gjykatës turke!
0 Likes
0 Share
Në rast të një gjykimi, Varone mund të dënohet me burg deri në 5 vjet
Mashtrim i ri në Zvicër: Mashtruesit paraqiten si punonjës bankash dhe përdorin letra të falsifikuara të Bankës Kombëtare
Thatësira rekord e verës 2026: Liqenet në Zvicër ende po vuajnë pasojat
Këto janë fjalëkalimet më të përdorura në Zvicër – njëri prej tyre befason
Thatësira në Zvicër ngre shqetësime për prodhimin e borës artificiale
Zvicër: Propozim për referendum të veçantë mbi marrëveshjet me BE-në
Në Zvicër po mbyllen gjithnjë e më shumë çerdhe, bie kërkesa për kujdesin ndaj fëmijëve
Fondi pensional i Zvicrës nis hetim të jashtëm pas sulmit kibernetik
Dy të tretat e të rinjve në Zvicër përdorin inteligjencën artificiale për t’u informuar
Rreth 90 mijë të rinj protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak
A po afrohet Britania e Madhe sërish me Bashkimin Evropian?
Rreth 45 mijë punëtorë dhe të rinj janë larguar nga Kosova gjatë këtij viti