Shkurt.ch

Zuppiger jep dorëheqje nga parlamenti

Politikani i SVP-së, Bruno Zuppiger,  deputet nacional nga Cyrihu dhe ish kandidat për qeverinë federale, ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga funksioni i deputetit. Si shkaqe për dorëheqjen ai ka përmendur rrethanat e krijuara në lidhje me aferën e ashtuquajtur të trashëgimisë dhe shkaqet familjare.

Afera që pati shpërthyer vitin e kaluar, e iniciuar nga gazeta “Weltwoche”, kishte shkaktuar tërheqjen e tij nga kandidatura për qeverinë federale. Sipas kësaj gazete, Zuppiger kishte përvetësuar një pasuri të trashëguar të një familjeje.

Prokuroria shtetërore e Cyrihut ka iniciuar një padi kundër ish deputetit Zuppiger, për përvetësim dhe trajtim jo korrekt të pronës së huaj.