Kosova
Deputetët votojnë kundër vendimit të presidentit Thaçi
Vetëm 28 deputetë kanë votuar për rekomandimet e presidentit, ndërsa 38 kanë qenë kundër, e 7 të tjerë kanë abstenuar
Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi për kthimin e Ligjit për shoqëritë tregtare. Ligji do të mbetet i njëjtë bashkë me nenin, përmes së cilit obligohen shoqëritë tregtare që 40 për qind në bordet udhëheqëse t’i kenë gra.
Vetëm 28 deputetë kanë votuar për rekomandimet e presidentit, ndërsa 38 kanë qenë kundër, e 7 të tjerë kanë abstenuar. Deputetja e Alternativës, iniciuese e këtij amendamenti, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se rekomandimet e presidentit nuk qëndrojnë.
Ndërkohë, Memli Krasniqi i PDK-së tha se ky amendament nuk e ka në fokus fuqizimin e grave në bizneset e Kosovës, por sipas tij, është një tendencë për të imponuar vendime në biznesin privat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











