Bota
Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani
Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla
Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani. Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron.
Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave. Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla, shkruan “DW”.
Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. “Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës “Die Welt”. Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë. “Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon”, ka theksuar Meidinger.
Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike. Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim, por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra. Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë – sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë. Meidiger: Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat.”
I ngarkuari i grupit parlamentar CDU/CSU për kishat dhe bashkësitë fetare, Hermann Gröhe, ka kërkuar një diskutim më ofensiv për këtë temë. “Sidomos te fëmijët e fillores duhet të kenë prioritet gjithmonë shëndeti dhe aftësia nxënëse”, i ka thënë Gröhe gazetës “Die Welt”. Presioni me motive fetare duhet të luftohet sikurse edhe përçmimi ndaj urdhëresave fetare. Ai shtoi se në lidhje me këtë temë pret prononcim të qartë nga shoqatat myslimane.
Shoqata Arsim dhe Edukim (VBE) ka apeluar te vetëdija përgjegjëse e prindërve myslimanë. Shoqata e Pediatërve u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët të agjërojnë. Në aspektin mjekësor agjërimi për fëmijë dhe të rinj është “i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, sidomos mospirja e lëngjeve”.
Gjatë muajit të Ramazanit, nga agimi e deri në mbrëmje, myslimanëve u ndalohet ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe akti seksual. Me “Iftarin”, darkën e përbashkët, merr fund edhe agjërimi ditor. Muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












