Sport
Lista e sportistëve të Kosovës në “LM Tarragona 2018”
Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka miratuar listën prej 40 sportistëve nga 12 federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, të cilat mbahen prej 22 qershor deri më 1 korrik 2018 në Tarragona të Spanjës, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Sportet e xhudos, karatesë dhe notit kanë më së shumti garues, nga pesë sosh, përcjell albinfo.ch.
Nga xhudo do të marrin pjesë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, kurse bashkë me ta do të udhëtojnë edhe trajneri kampion olimpik, Driton Kuka dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila do të jetë në cilësinë e trajneres.
Nga karate janë: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana dhe Adelina Rama.
Atletika, boksi, përfaqësohen me nga katër garues. Në Tarragona do të udhëtojnë edhe dy ekipe të Beach Volejbollit, në konkurrencat e meshkujve dhe femrave, si dhe një ekip i pingpongut (meshkujt). Bashkë me sportistët do të udhëtojnë edhe 13 trajnerë.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, po ashtu vendosi që sportistët t’i dërgojë në përgatitje. Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.
Lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën në LM Tarragona 2018
Xhudo: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi
Karate: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama. Trajner: Isak Curri.
Noti: Dasar Xhambazi, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj, Eda Zeqiri, Fjorda Shabani. Trajner: Ardian Hamiti.
Boksi: Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, Violant Sylejmani. Trajner: Shefki Bogujevci.
Atletikë: Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi, Musa Hajdari, Vijona Kryeziu. Trajner: Zijadin Kryeziu
Shigjetari: Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani. Trajner: Fehmi Bylykbashi
Tenis: Blearta Ukëhaxhaj, Burim Bytyqi, Granit Bajraliu. Trajner: Jeton Hadërgjonaj.
Beach Volejboll: Armend Berisha, Faton Mustafa, Valmira Ramadani, Vildane Jashari. Trajner: Abedin Ibrahimi.
Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani. Trajner: Baton Çitaku.
Taekwondo: Butrint Ejupi, Qëndrim Sejfijaj. Trajner: Nuhi Gashi
Peshëngritje: Leonora Brajshori. Trajner: Uzeyir Haciyev.
Shenjëtari: Nexhat Sahiti. Trajner: Bislim Musliu
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












