Kosova
Kompania nga Polonia e interesuar për sektorin e minierave të Kosovës
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur një delegacion të kompanisë Luma Investment – E&E Experts, e cila për momentin në Kosovë është duke kryer hulumtime për plumb dhe zink në katër zona, transmeton albinfo.ch.
Kompania ka shprehur interesim që të zgjerojë aktivitetet në Kosovë në fushën e minierave, duke u kualifikuar si investitor strategjik në këtë fushë.
Në prezantimin e kësaj kompanie, Aleksandra Chloewa, drejtoreshë e Investimeve e kompanisë, informoi për operacionet të cilat momentalisht i kanë në Bosnjë, Kosovë, Afrikë e Poloni.
Gashi i informoi delegacionin nga Polonia për ndryshimet të cilat do t’i bëhen Ligjit për investime strategjike në sektorin e minierave ashtu që ai të jetë akoma më i mirë për kompanitë e mëdha që vijnë në Kosovë me projekte serioze.
“Ne jemi duke e përmirësuar legjislacionin. Tani po presim që të miratohet ligji i ndryshuar për minierat i cili do të reflektojë mbi boshllëqet e lëna në ligjin për investime strategjike posaçërisht në fushën e minierave, për ta bërë procesin akoma më të lehtë dhe më të favorshëm për kompanitë serioze që shprehin interesim për të investuar”, tha Gashi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











