Kosova
Qeveria miraton Koncept-Dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin
Ministri Gashi, në ekspozenë e tij para kabinetit qeveritar arsyetoi se është e nevojshme që politika të garantojnë pavarësinë financiare për institucionet e kulturës
Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka propozuar për miratim Koncept Dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin, dokument i cili parasheh definimin e aspektit normativ për këto institucione të kulturës. Ministri, në ekspozenë e tij para kabinetit qeveritar arsyetoi se është e nevojshme që politika të garantojnë pavarësinë financiare për institucionet e kulturës.
“Nga dita e parë në udhëheqje të ministrisë, kemi qenë të përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore dhe hartimin e politikave të reja publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive; krijim të politikave të reja kulturore me programe në përkrahje të artistëve dhe nismave kulturore, ristrukturim dhe riorganizim të institucioneve vartëse për kulturë, promovim të kulturës dhe ngritjes së komunikimit kulturor; edukimit; aftësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore”, ka thënë ministri Gashi.
Ministri po ashtu u shpreh se do të jetë i përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e politikave, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për promovimin e kulturës sikurse dhe avancimin e infrastrukturës kulturore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate hapësinore, teknike dhe profesionale për artistët tanë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











