Kosova
Gjykata e ndalon ekzekutimin e dënimit për ish-kryetarin e Kaçanikut
Sipas vendimit të 11 majit, Xhabir Zharku mund të kthehet lirshëm në Kosovë sepse i është parashkruar dënimi prej 3 vjetësh burgim për detyrim dhe armëmbajtje pa leje
Gjykata e Kaçanikut ka nxjerrë vendim që të ndalë ekzekutimin e dënimit me burgim për ish-kryetarin e arratisur të Kaçanikut. Lajmi është konfirmuar Zyra për Media e Gjykatës.
Sipas vendimit të 11 majit, Xhabir Zharku mund të kthehet lirshëm në Kosovë sepse i është parashkruar dënimi prej 3 vjetësh burgim për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
“Sipas nenit 92, paragrafit 5 të KPK-së, është përcaktuar se dënimi i shqiptuar nuk mund të ekzekutohet pasi të kenë kaluar 3 vjet nga dënimi me mbi 1 vit burgim, ndërsa ekzekutimi i dënimit ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës që kërkohet nga ligji për afatin e parashkrimit, gjegjësisht ndalimi absolut i ekzekutimit të dënimit”, thuhet në një përgjigje të Gjykatës.
Zharku kishte jetuar lirshëm në Suedi gjatë këtyre viteve, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutojë dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore. Njëjtë sikur Zharku, vite më parë, në Kosovë u kthye edhe Leme Xhema, ish-drejtoreshë e PTK-së, sepse asaj i ishte parashkruar dënimi me burgim për keqpërdorim detyre.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













