Kosova
Në Prishtinë po mbahet “Java e Shkencës 2018”
Në konferencën kombëtare vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2018”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se kontributi shkencor po shënon rritje të vazhdueshme.
Ai tha se kjo javë paraqet një profilizim dhe mundëson potencialet ekzistuese dhe rigjeneron idetë e reja. “Ne kemi organizuar të gjithë këshillat shkencorë. Në të ardhmen do të vazhdohet në standarde ndërkombëtare, sistemi MASHT do të krijojë rrethana mbështetëse për shkencë, ngritjen e nivelit të financimit dhe ndërkombëtarizmit të saj”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vendi ynë ka infrastrukturën arsimore më të mirën në rajon, por tha se duhet të punohet më shumë për përmirësimin e cilësisë “Mjafton të ecim me trende rajonale, duhet të lëvizim më shpejt, më mirë dhe në mënyrë më cilësore se të tjerët. Ekziston një lidhje mes rritjes ekonomike dhe rritjes së cilësisë në arsim, vetëm me këtë vizion mund të fuqizojmë rininë tonë të talentuar”, ka thënë presidenti. Gjatë kësaj konference do të pasqyrohen të arriturat e Kosovës dhe rajonit në fushën e shkencës për periudhën njëvjeçare, ndërsa qëllimi i organizmit të saj është shkëmbimi i përvojave të Kosovës me vendet e rajonit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










