Shqipëria
Zbulohen laboratorët ku falsifikoheshin viza amerikane dhe britanike
Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane
Në Tiranë janë zbuluar dy laboratorë ku falsifikoheshin viza amerikane dhe britanike.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorit të Tiranës, Vladimir Mara i cili ka kryer edhe hetimet.
Mësohet se në pranga kanë rënë 13 persona. Në laborator prodhoheshin viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Në mars të këtij viti u zbulua një rrjet i organizuar i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Në pranga ranë 40 persona, mes tyre edhe pesë efektivë policie. Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane, raportojnë mediat shqiptare.
Shumica e emigrantëve kanë udhëtuar me avion drejt këtyre vendeve, ndërsa pagesat kundrejt trafikantëve bëheshin në dy pjesë. Një pjesë ‘cash’ në Shqipëri dhe një pjesë me agjencitë e transfertave të parave kur ata mbërrinin në destinacion.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













