Shqipëria
Kokainë në kuti bananesh me vlerë 400 milion euro, shkatërrohet rrjeti i shqiptarëve
Autoritetet bavareze kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të drogës dhe njëherësh kanë sekuestruar mbi një tonë kokainë, shkruan nachrichten.at.
Sipas medias austriake, 12 të arrestuarit janë shqiptarë, kurse sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është trafikuar me kuti bananesh drejt Gjermanisë.
“Përgjatë hetimit, sasi të ndryshme kokaine janë sekuestruar në dy landet gjermane North Rhine-Westphalia dhe Hamburg”, theksoi një zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme bavareze.
Të arrestuarit kanë lidhje me një seri gjetjesh kokaine në supermarketet bavareze në shtator të vitit 2017, kur pako kokaine me të paktën 100 kg secila u zbuluan në 10 markete të ndryshme.
Autoritetet erdhën në përfundim se në tregjet gjermane është transportuar 1.8 tonë kokainë me vlerë prej 400 milion euro. Policia gjermane tha se bëhet fjalë për një “grusht të fortë” kundër krimit të drogës dhe detaje tjera do publikojnë të mërkurën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












