Kosova
Hasani thotë se ligji do t’i mbrojë mediat, jo t’i vërë nën kontroll
Në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është sqaruar se iniciativa për hartimin e ligjit të veçantë për mediat nuk synon kontrollin, por mbrojtjen e tyre.
“Komisioni i Pavarur për Media nuk ka përgjegjësi të merret me këtë, e ka vetëm licencimin dhe frekuencat dhe të kemi një ligj për media të shkruara, online, që t’i mbrojë mediat, e jo t’i kontrollojë, sepse mediat janë në një situatë të rëndë”, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, përcjell albinfo.ch.
E deputeti Milaim Zeka ka theksuar se ky ligj ka për qëllim rregullimin e problemeve brenda mediave. “Përmes disa gazetarëve mercenarë po dezinformohet opinioni për hartimin e ligjit të veçantë për media. Çdo ligj këtu bëhet në harmoni me ligjet e BE-së. Në Kosovë janë mbi 400 portale që janë të paregjistruara, TV lokale që nuk kanë licencë, detyra jonë është t’i rregullojmë gjërat e tilla”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











