Kosova
Hoti: Koalicioni qeverisës ka humbur legjitimitetin
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se koalicioni qeverisës e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin, prandaj çdo vendim i marrë nga Qeveria mund të konsiderohet i kontestueshëm.
Këto deklarime ai i ka bërë në tryezën e LDK-së: “Sfidat e Kuvendit të Kosovës, në realizimin e mandatit kushtetues”, përcjell albinfo.ch.
Shefi i deputetëve të LDK-së tha se ka dështuar kontrolli demokratik i Kuvendit ndaj Qeverisë. Hoti përmendi shumë çështje që, sipas tij, e kanë lëkundur stabilitetin institucional të Kosovës nga vetë koalicioni qeverisës. Gazetari Adriatik Kelmendi kërkoi që të arrihet konsensus ndërmjet partive politike shqiptare në mënyrë që të mos bllokohet jeta institucionale.
Ai theksoi se nuk sheh interesim nga asnjëra parti për zgjedhje të parakohshme, derisa Kosovën e presin dy proceset më të vështira në 20 vjetët e fundit, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Lulzim Peci nga KIPRED-i tha se nëse vendi do të shkojë ose jo në zgjedhje, është në dorën e Listës serbe.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












