Kosova
Kosovës po i japin pamje evropiane autoudhat moderne
Të gjithë krerët e institucioneve të Shtetit të Kosovës, kanë marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në segmentin e mbetur të rrugës M2, Lumadh-Mitrovicë.
Punimet kanë nisë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Në këtë ceremoni në autoudhën “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se me këtë rrugë dhe rrugët tjera që po ndërtohen, Kosova po merr pamje evropiane, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se kjo rrugë qytetarët e Vushtrrisë dhe Mitrovicës do t’i lidh me Prishtinën, por që shpreson se ajo do të vazhdoj shpejtë edhe deri në Leposaviq dhe të lidhet me korridoret Rajonale e Evropiane.
E kryeministri Ramush Haradinaj, tha se është lajm i mirë që me fillimin e vazhdimit të rrugëve ka filluar edhe riaktivizimi i Trepçës e cila pritet t’i jap shtytje të re zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe rajonit.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vlerësoi se me gjithë vonesën e vazhdimit të këtij projekti, qeveria është e vendosur dhe ka siguruar vazhdimin e gjithë segmentit të mbetur të rrugës deri në Mitrovicë.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza bëri të ditur se janë siguruar të gjitha mjetet financiare që kjo rrugë të vazhdohet deri në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











