Kosova
Koktej molotovi është hedhur në shtëpinë e hetuesit Milan Ristoviq
Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë rreth mesnatës me koktej molotovi shtëpinë e hetuesit policor, Milan Ristoviq, e cila gjendet në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Sipas Hotit, edhe pse molotovi është hedhur në njërën prej dhomave të katit të parë të shtëpisë së policit, zjarri nuk ka depërtuar nëpër të gjitha hapësirat, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
“Ristoviq deri vonë ka qenë shef i operativës në stacionin policor në veri të Mitrovicës, kurse tani është vetëm hetues”, kanë thënë Hoti, përcjell albinfo.ch.
Për këtë rast, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke i zhvilluar hetimet. Para një muaji atij i ishte djegur edhe automjeti ‘Golf 5’.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












