CH-Ballkani
Frontex patrullon në kufirin Kosovë-Shqipëri
“Frontex ka vendosur dy oficerë të nivelit të lartë që ndihmojnë autoritetet lokale në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka thënë Wiewiór

Në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, Frontex.
Ata janë duke ndihmuar autoritet kosovare në luftimin e kriminalitetit si dhe identifikimin e dokumentacioneve të falsifikuara.
Izabela Wiewiór nga zyra për informim e Frontex-it ka thënë për Radio Evropa e Lirë se vendosja e policëve të kësaj agjencie nëpër kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendet jashtë Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
“Frontex ka vendosur dy oficerë të nivelit të lartë që ndihmojnë autoritetet lokale në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka thënë Wiewiór.
Kosova nuk është vendi i vetëm i rajonit në të cilin janë vendosur policët e Frontex, pasi edhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë vendosur oficerë të agjencisë.
Rreth 100 policë janë vendosur në të gjithë rajonin. Vendimi për dërgimin e këtyre oficerëve sipas kësaj agjencie është marrë pas fluksit të madh të migrantëve të cilët synim kanë vendet anëtare të BE-së.
Sipas Frontex-it, fluksi i madh i migrantëve që përshkoi rrugën e Ballkanit Perëndimor, nga viti 2015 deri në tremujorin e parë të 2016, dërgoi në zbulimin e një numri të paparë të kalimeve ilegale në kufijtë e Hungarisë dhe Kroacisë me Serbinë.
Përveç policëve të specializuar të vendosur në pika të ndryshme kufitare, Frontex ka vendosur edhe automjete mbikëqyrëse kufitare si dhe pajisje të tjera në Hungari dhe Kroaci.
Në fillim të këtij viti kjo agjenci publikoi një raport në të cilin thuhej se rruga e Ballkanit Perëndimor mbetet një korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE.
Sipas këtij raporti, grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri së bashku me grupet e tjera kriminale nga Ballkani kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në muajin maj të vitit 2016, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Frontex-in, agjenci e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve ndërkufitare.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark....
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme