CH-Ballkani
Ministrat e Diasporës bashkohen në Prishtinë
Ky panel diskutimi do të mbahet në sesionin e dytë të hapjes së konferencës “Diaspora flet”, e cila do të vazhdojë punimet për katër ditë, nga 17 deri më 20 maj të këtij viti
Ministrat e Diasporës së tre shteteve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të bashkohen në Prishtinë më 17 maj të këtij viti, në një panel diskutimi në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, të organizuar nga Germin.
Ministri për Diasporën për Kosovë, Dardan Gashi, homolgu i tij nga Shqipëria Pandeli Majko, si dhe ministri Edmond Ademi nga Maqedonia, do të flasin për mënyrat e vendosjes së qëllimeve kryesore për angazhimin e diasporës në vendet e origjinës, bashkëpunimet ndërshtetërore dhe planet e angazhimit në të ardhmen për shfrytëzimin e potencialit të diasporës drejt zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Ky panel diskutimi do të mbahet në sesionin e dytë të hapjes së konferencës “Diaspora flet”, e cila do të vazhdojë punimet për katër ditë, nga 17 deri më 20 maj të këtij viti.
Paneli i ministrave do të paraqesë edhe parimet e politikat kryesore drejt angazhimit të diasporës nga secila qeveri, si dhe do të diskutojë dhe do të përgjigjet në pyetjet dhe çështjet me interes të pjesëmarrësve nga diaspora në këtë konferencë.
Konferenca “Diaspora flet” organizohet në kuadër të programit për Dialogun e strukturuar për të drejtat e diasporë, derisa ceremonia hapëse do të zhvillohet tek Amfiteatri i ri i Biblotekës Universitare në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













