Kosova
Sistem i ri për eksportimin e mallrave nga Kosova në Zvicër dhe Norvegji
Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e që më pastaj ta kenë mundësinë që për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A
Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia.
Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e që më pastaj ta kenë mundësinë që për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A, shkruajnë mediat vendore.
Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017. Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë) në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas deri më 30 qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitoj nga preferencat e Sistemit GSP pa qenë i regjistruar, përcjell albinfo.ch.
“Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do prodhuesit/eksportuesit do të marrin numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosin te deklarimi fatural”, thuhet në njoftimin e doganës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










