Kosova
Serbia anulon pjesëmarrjen e deputetëve të Kosovës
Kuvendi i Serbisë ka anuluar pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një konferencë që i kishte ftuar vet.
Të ftuar në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, kanë qenë Vjosa Osmani, Blerta Deliu-Kodra dhe Ilir Deda, përcjell albinfo.ch.
Anulimi është bërë pas reagimit të të dënuarit për krime lufte, Vojslav Sheshel. Por, në letrën e anulimit të pjesëmarrjes, thuhet se kur u ftuan deputetët, ishte lëshim administrativ.
“Në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Deda në “Facebook”.
Edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se vendimi i Kuvendit të Serbisë për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Integrime i Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak tregon qartë se pushteti serb nuk është i gatshëm të shkëputet nga e kaluara. “Duke iu nënshtruar presioneve dhe kërcënimeve të individëve të dënuar për krime lufte dhe gjenocid si Vojslav Shesheli, po dëshmohet qartë që persona të tillë përcaktojnë ende agjendat dhe janë faktor i politikbërjes së një shteti që po e negocion anëtarësimin në BE. Kosova si shtet, ka dëshmuar gjithmonë se është e orientuar kah fqinjësia e mirë”, ka shkruar ajo. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe deputetja Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












