Shkurt.ch
14 vjet burg për kosovarin, ka sulmuar policët me armë
Një plumb ka qëlluar xhepin e xhaketës së policit ndërsa kosovari është plagosur në nofull
Një zënkë me motive ende të panjohura që kishte ndodhur në nëntor 2010 në Bernë në mes të një kosovari dhe një serbi, kishte devijuar pastaj në një shkëmbim të shtënash me armë në mes të kosovarit dhe policisë. E gjithë kjo ka marrë verdiktin gjyqësor të premten në Gjykatën e regjionit Bern-Mittelland të Bernës. Trupi gjykues i ka shqiptuar kosovarit dënimin 14 vjet heqje lirie për rrezikimin e jetës së policëve dhe për të shtënat që kishte shkrepur më herët ndaj serbit, para një lokali të pokerit, në Zollikofen të Bernës.
Gjykata në procedimin e bërë nuk ka mundur të nxjerrë asgjë në lidhje me motivet e zënkës në mes të kosovarit dhe serbit. Ajo që trupi gjykues e ka marrë si të vërtetë, e që është varianti që ka treguar serbi i implikuar, është se në nëntorin e vitit 2010 kosovari ishte takuar para klubit me serbin për “t`i qëruar hesapet”. Në këtë hapësirë ai e ka kërcënuar serbin me fjalë dhe me një shkop dhe pastaj ka shtënë disa herë me armë. Për fat, nuk kishte pasur viktima edhe pse në atë kohë aty kishte ende njerëz tjerë, kalimtarë rasti.
Por vazhdimi ka qenë ai që ka preokupuar më shumë trupin gjykues. Pas konfliktit në Zollikofen, kosovari shkon në banesën e tij në Bernë, ku rrethohet nga policia. Në atë gjendje ai nuk pranon të dorëzohet dhe, sipas policisë, shtie me armë në drejtim të tyre. Ndërsa, sipas deklarimit të tij, ka qenë policia ajo që ka shtënë e para me armë dhe e ka qëlluar atë në nofull. Ndërsa nga e shtëna e kosovarit nuk ka pasur të plagosur. Një plumb i tij ka qëlluar xhepin e xhaketës së njërit nga policët dhe ka dëmtuar një aparat që ndodhej aty.
Mbrojtja e serbit kishte kërkuar 20 mijë franga dëmshpërblim ndërsa gjyqi i ka ndarë vetëm 1000 franga. Kjo për arsyen se, sipas kryetarit të trupit gjykues, “kush frekuenton skenën e klubeve të lojërave të fatit, duhet ta dijë se po sillet në një shoqëri paralele që ka rregullat e veta të veçanta, dhe ku interesat realizohen me dhunë dhe pa çarë kokën për të tjerët”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













