Shqipëria
Nga xhelozia ther me thikë katër studentë në Tiranë
Katër studentë janë therur më thikë në Tiranë përballë Presidencës nga një person i cili është arratisur në mesditë njofton polica.
Policia thotë se njëri nga katër të plagosurit kishte ngacmuar para disa ditësh të dashurën e autorit, i cili sot i ka sulmuar ata. Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.
“Ngjarja ndodhi në orën 11.40, përballë Presidencës, kur autori, i cili mendohet se u ndihmua nga 2 të tjerë, qëlloi me thikë 2 kushërinjtë Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy nga 18- vjeç. Të plagosur mbetën edhe Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të dy nga 19- vjeç. Të plagosurit janë të gjithë studentë te Univestiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa autori mendohet se është një i ri rreth 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vajza e cila po ashtu është studente është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se i dashuri ishte xheloz dhe se nuk kishte probleme me shokët e universitetit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












