CH-Ballkani
Dështon Samiti i Sofjes për shkak të Kosovës?
Pesë vende të BE-së nuk e pranojnë njohjen e Kosovës. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan ta bëjnë këtë të qartë edhe në samitin e BE-së në Sofje
Bashkimi Evropian po përpiqet me finesë diplomatike të pengojë përplasjet për shkak të Kosovës në samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme në Sofje. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kërcënojnë me bojkot.
Grindja e vazhdueshme në disa vende të BE-së për statusin e Kosovës hedh hije në përgatitjet e samitit të Ballkanit të BE-së në Sofje më 17 Maj. Një javë para samitit të BE-së shenjat duken ende se janë për konfrontim, raporton “DW”.
Pesë vende të BE-së nuk e pranojnë njohjen e Kosovës. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan ta bëjnë këtë të qartë edhe në samitin e BE-së në Sofje. Sipas tyre asnjë simbol në këtë samit nuk duhet të interpretohet sikur pavarësia e Kosovës e shteti i Kosovës janë të pakontestuar.
Për të mundësuar zhvillimin e samitit siç është planifikuar, BE përpiqet tani me finesa diplomatike. Kështu në deklaratën përfundimtare të takimit në Sofje nuk do të flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për partnerët e Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve DPA, duke iu referuar qarqeve të BE, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër edhe vendet, ku do të ulen krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, do të shenjohen me emrat e tyre dhe jo si zakonisht me emrat e vendeve. Me këto rregullime, organizatorët shpresojnë që të mos bojkotohet samiti i Ballkanit Perëndimor. Vetëm kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, me gjithë lëshimet e bëra nuk do të marrë pjesë në samit, bëhet e ditur nga diplomatët e Brukselit. Në Madrid u tha së fundmi, se para sfondit të lëvizjeve seperatiste në Katalonjë, Rajoy nuk do që të dalë në fotografi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në samitin e Sofjes do të flitet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por nuk mendohet se BE do të ofrojë një kohë të saktë anëtarësimi. Kur Komisioni Evropian në strategjinë e Ballkanit të prezantuar në shkurt ofroi si datë të mundshme anëtarësimi vitin 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi, pati reagime kundërshtuese nga vendet anëtare. Kritikët thonë se Ballkani është ende shumë larg përmbushjes së kritereve që duhen për anëtarësim në BE.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











