Kosova
Limaj e fton presidentin e Barcelonës ta vizitojë Kosovën
Zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Barcelonës, Josep Mara Bartomeu, ka qenë në “El Clasicon” e të dielës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
“Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid. Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talent të rinj të futbollit, të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona”, ka shkruar Limaj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka njoftuar se e ka ftuar presidentin Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talenteve të futbollit të Kosovës. “Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës”, është shprehur Limaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











