Kosova
Kryeprokurori tregon arsyet e vdekjes së dy policëve
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për KTV-në, pas gjetjes së trupit të pajetë që dyshohet të jetë i policit të vdekur pas aksidentit në lumin Lepenc, Armend Trena, ka thënë se sipas hetimeve të deritashme, gjithçka çon në dyshimin se ka qenë aksident komunikacioni.
“Është konstatuar se automjeti në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të rregullt. Por ende s’e dimë se si ka ardhur deri tek dalja nga rruga e automjetit”, ka thënë Jashari, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se nesër pritet që trupi i Armend Trenës t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e funeralit.
Ai tregoi edhe shkaktarin e vdekjes së dy policëve. “Lëndime të shumta, tipike aksidentale, gjatë kohës së rrotullimit dhe rënies poshtë”, tha Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











