Kosova
Fillon vlerësimi i aplikacioneve për subvencione në Kosovë
Këtë vit për Programin e Pagesave Direkte, për të cilin janë planifikuar 25 milionë euro, kanë aplikuar 28139 fermerë nga 37 komuna të Kosovës, me gjithsej 46865 aplikacione për 58 kultura dhe veprimtari të ndryshme bujqësore.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari, ka thënë se menjëherë pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe pranimit të aplikacioneve nga të gjitha komunat, Drejtoria e Pagesave Direkte në AZHB ka filluar procesin e kontrollit administrativ.
“Për aplikacionet, për të cilat ka përfunduar kontrolli administrativ, tashmë inspektorët e agjencisë janë duke kryer edhe procesin e radhës, atë të kontrollit në terren, ku deri më tani janë përfunduar mbi 500 aplikacione, kryesisht për kulturën e grurit dhe për bletët”, ka thënë Hajdari. Ai ka treguar se fermerët kanë pasur të drejtë aplikimi për më shumë se një kulturë bujqësore, prandaj edhe numri i aplikacioneve është më i madh.
Ministria e Bujqësisë në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës












