Shkurt.ch
Këshilltari shtetëror i Gjenevës: Nuk ka mandat të tretë për David Hiler-in
David Hiler, i Gjelbër, nuk do të kandidojë për zgjedhjet e Këshillit Shtetëror të Gjenevës në vitin 2013. Në një letër dërguar partisë së tij, ministri i Financave bëri të ditur se nuk do të bëjë një mandat të tretë, sepse do të ishte “sezoni i tepërt”. Z. Hiller është në Qeveri që nga viti 2005.
57-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, z. Hiler tha se është më “mençuri të largohem kur jam në formë”.
Z. Hiler ka shërbyer me vite në financat e kantonit të Gjenevës me një grusht të hekurt dhe është i njohur në qarqet politike për pragmatizmin e tij.
Antonio Hodgers, i interesuar
Të Gjelbrit e Gjenevës kanë njoftuar se do të nisin së shpejti një thirrje për nominime për zgjedhjet e Këshillit e Shtetit të vitit të ardhshëm. Këshilltari nacional, Antonio Hodgers, është treguar i interesuar për vendin e liruar nga Z. Hiler. “Unë do të bëhem kandidat për vendin e lirë”, tha ai për radio televizionin RTS.
Me David Hiler të Gjelbrit humbasin një lokomotivë, e cila mblidhte vota elektorale përtej partisë së saj. Të Gjelbrit aktualisht kanë dy përfaqësues në qeveri: David Hiler dhe Michele Künzler.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













