Kosova
Merkel e pret Thaçin në Berlin të mërkurën
Po ashtu, një cak tjetër që dëshiron Kosova në përmbyllje të bisedimeve është anëtarësimi në OKB
Të mërkurën e ardhshme, më 9 maj, kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e bëri të ditur në konferencën e rregullt për shtyp zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz. Në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet bilaterale dhe rajonale, bëri të ditur Fietz, raporton “DW”.
Ndër temat kryesore pritet të jetë ajo e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Angela Merkel ka pasur rastin të informohet mbi këtë dialog nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa Kosova i ka zhvilluar bisedimet me Gjermaninë deri tani në nivele më të ulëta, por jo më pak intensive, përcjell albinfo.ch.
Kështu për shembull, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, vjen rregullisht në Berlin për të marrë mendimin e partnerëve gjermanë. Konkretisht gjatë dy ditëve të fundit ai pati zhvilluar takime me stafin e kancelares Merkel dhe në drejtorinë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Po ashtu, një cak tjetër që dëshiron Kosova në përmbyllje të bisedimeve është anëtarësimi në OKB.
Gjermania, si ideatorja e bisedimeve tekniko-juridike mes Kosovës dhe Serbisë, është një nga vendet kryesore që mbështet dialogun që po zhvillohet aktualisht mes dy vendeve në Bruksel. Por shteti me ekonominë më të fuqishme në BE është i rëndësishëm edhe për temën tjetër në agjendën mes BE-së dhe Kosovës: liberalizimin e vizave.
Kosova shpreson që të marrë një rekomandim pozitiv në këtë drejtim, pas miratimit përfundimtar të ligjit të demarkacionit me Malin e Zi.
Në kuadër të krijimit të një opinioni për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me BE-në Angela Merkel i ka pritur thuajse të gjithë krerët e shteteve të rajonit në Berlin.
Pas takimit me presidentin e Kosovës ajo do të darkojë me anëtarët e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Izetbegoviç, Ivaniç dhe Çoviç. Javën e kaluar ajo priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita e Hashim Thaçit në Berlin është vizitë pune dhe jo zyrtare. Vizita e tij zyrtare si president i Kosovës, në kuadër të së cilës do të takohet me homologun e tij, është shtyrë gjatë këtyre muajve për shkak të vonesave në krijimin e qeverisë gjermane dhe pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










